Kushtet e Përdorimit

5 min. readlast update: 01.04.2025

1. Siguria dhe Përgjegjësia e Përdoruesit

  • Përdorimi i sigurt: Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e të dhënave tuaja personale dhe për mbajtjen e pajisjes tuaj të mbrojtur kundër qasjes së paautorizuar.
  • Pajtueshmëria ligjore: Përdorimi i shërbimit tonë duhet të jetë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret vendase dhe ndërkombëtare në fuqi.

2. Verifikimi dhe Pajtueshmëria e Pajisjes

  • Kontrolli paraprak: Para çdo blerjeje, është thelbësore të verifikoni nëse pajisja juaj është e përshtatshme për eSIM.
  • Mospajtueshmëria: KudoSim nuk mban përgjegjësi për problemet e rrjedhura nga pajisjet që nuk janë eSIM-compatible.

3. Bartja ose Transferimi i eSIM-it

  • Para skanimit të eSIM-it: Derisa nuk e keni skanuar kodin QR, ju keni fleksibilitetin ta instaloni eSIM-in në çdo pajisje të përshtatshme dhe eSIM-compatible.
  • Skanimi i QR Kodit: Kodin QR për eSIM mund ta skanoni vetëm një herë. Sapo eSIM të aktivizohet në një pajisje, lidhet vetëm me atë pajisje.
  • Pas skanimit: Pas aktivizimit, është e pamundur ta bartni ose transferoni eSIM-in në një pajisje tjetër. Kjo kufizohet nga rregullat e operatoreve të telekomunikacioneve për qëllime sigurie.
  • Konsiderata për klientët: Klientët duhet të kenë qartësi dhe vendosmëri në zgjedhjen e pajisjes në të cilën dëshirojnë të instalojnë eSIM-in para skanimit të kodit QR. KudoSim ofron mbështetje dhe udhëzime për t’ju ndihmuar në këtë proces.

4. Rregullat e Rimbursimit dhe Kthimit të Pagesave

  1. Verifikimi i Pajtueshmërisë: Gjatë procesit të porosisë ofrohet një lidhje për të kontrolluar nëse pajisja juaj mbështet eSIM. Ky informacion duhet patjetër të verifikohet para blerjes.
  2. Pajisje Jo të Përputhshme: Nëse blini paketën dhe më vonë zbuloni që pajisja juaj nuk e mbështet eSIM, nuk kualifikoheni për rimbursim, pasi informacioni ishte i disponueshëm paraprakisht.
  3. Aktivizimi dhe Kosto: - Në momentin që blerja është finalizuar dhe kodi QR ju është dërguar me email, kjo ngarkon një kosto për KudoSim që nuk është e rimbursueshme.
    • Pas instalimit të eSIM-it, ai konsiderohet i përdorur dhe nuk do të ofrohen rimbursime.
  4. Rastet e Rimbursimit: Rimbursimi ofrohet vetëm kur verifikohet që gabimi është nga ana e KudoSim ose sistemit tonë. Çdo kërkesë për rimbursim duhet të paraqitet brenda 2 ditëve nga data e blerjes dhe të jetë e mbështetur me prova të qarta.

5. Politika “Fair Usage” për Pakot Pa Limit

  • Shpejtësia e të dhënave: Një plan pa limit nuk nënkupton se shpejtësia do të jetë gjithmonë e lartë. Shumica e ofruesve zbatojnë një limit përdorimi ditor, dhe pasi ai të arrihet, shpejtësia mund të reduktohet ose të “kufizohet”.
  • Monitorimi i përdorimit: Rekomandohet të monitoroni rregullisht përdorimin e të dhënave (të integruara në shumicën e smartfonëve), për të shmangur kufizimet.
  • Lehtësira e përdorimit: Me pakot pa limit nga KudoSim, ju shijoni lirinë e përdorimit të internetit kudo në botë, por kujdesuni të mos tejkaloni kufijtë ditorë të përdorimit.

6. Disponueshmëria dhe Përdorimi i Shërbimit

  • Destinacionet: Ju takon juve të verifikoni nëse vendi(–et) ku dëshironi të përdorni shërbimin janë të mbuluara nga lista jonë.
  • Përdorimi i ligjshëm: Shërbimi duhet të përdoret në përputhje me udhëzimet dhe kufijtë ligjorë.

7. Të Drejtat e Autorit dhe Pronësia Intelektuale

  • Materiali i mbrojtur: Çdo përdorim i paautorizuar i materialit të mbrojtur nga të drejtat e autorit (copyright) dhe pronësia intelektuale e lidhur me shërbimin tonë është i ndaluar.

8. Ndryshimet në Kushte

  • E drejta për ndryshim: Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto kushte në çdo kohë.
  • Njoftimi: Çdo ndryshim do të postohet në faqen tonë të internetit ose do t’ju njoftohet në një mënyrë tjetër të përshtatshme.

9. Kufizimi i Përgjegjësisë

  • Përgjegjësia: KudoSim nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm që mund të vijë si pasojë e përdorimit ose mospërdorimit të shërbimit tonë eSIM.

Kushtet Bazë KudoSim L.L.C

Pika 1. Përshkrimi i Shërbimit

KudoSim ofron shërbime eSIM për përdoruesit që udhëtojnë ndërkombëtarisht, duke i mundësuar atyre qasje në rrjete celulare pa patur nevojë për një kartë SIM fizike. Përdoruesit mund të zgjedhin dhe aktivizojnë plane celulare për vende specifike, sipas nevojave të tyre të udhëtimit.

Pika 2. Përdorimi i Shërbimit

  • Përgjegjësitë e Përdoruesit: Ju jeni përgjegjës për çdo aktivitet në llogarinë tuaj dhe duhet të mbani konfidencialitetin e kredencialeve tuaja. Çdo përdorim i paligjshëm i Shërbimit është i ndaluar.
  • Ndryshime në Shërbim: KudoSim mund të modifikojë ose ndërpresë Shërbimin në çdo kohë, pa njoftim paraprak.

Pika 3. Tarifat dhe Pagesat

  • Variacionet e çmimeve: Tarifat për Shërbimin mund të ndryshojnë në varësi të planit të zgjedhur dhe vendit të destinacionit.
  • Pagesa finale: Të gjitha pagesat janë përfundimtare dhe jo-refundueshme, përveç rasteve të caktuara kur KudoSim specifikon ndryshe.

Pika 4. Politika e Privatësisë

  • Mbrojtja e të dhënave: KudoSim respekton privatësinë tuaj. Informacioni i mbledhur përdoret për të ofruar dhe përmirësuar Shërbimin.
  • Përdoruesit mund t’i referohen Politikës sonë të Privatësisë për detaje më të hollësishme.

Pika 5. Limitimi i Përgjegjësisë

  • Mosgarancia e vazhdueshmërisë: KudoSim nuk është përgjegjës për ndërprerje të shërbimit, humbje të të dhënave, ose dëme që vijnë nga përdorimi i Shërbimit.

Pika 6. Ndërprerja e Shërbimit

  • E drejta për ndërprerje: KudoSim rezervon të drejtën të ndërpresë qasjen tuaj në Shërbimin eSIM nëse konstaton shkelje të këtyre Kushteve.

Pika 7. Ndryshimet në Kushtet e Shërbimit

  • Modifikimet: KudoSim mund t’i ndryshojë këto Kushte në çdo kohë.
  • Njoftimi: Nëse ndryshimet janë thelbësore, do t’ju njoftojmë përmes email-it ose njoftimit në faqen tonë të internetit.

Faleminderit që zgjodhët KudoSim!

Duke vazhduar përdorimin e shërbimeve tona, ju dëshmoni se keni lexuar dhe pranoni këto kushte. Nëse keni pyetje apo shqetësime, mos hezitoni të na kontaktoni. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar një eksperiencë sa më pozitive me KudoSim.

KudoSim L.L.C – Shërbimi juaj i besueshëm eSIM për udhëtime ndërkombëtare.
Kontakt: KudoSim.com
© 2025 KudoSim L.L.C. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Was this article helpful?