Përparësitë e KudoSim: Internet i shpejtë kudo, çmime konkuruese, dhe zgjidhje e thjeshtë eSIM. Ndiqni këto 3 hapa për të blerë një pako interneti:
1. 📝 Regjistrohuni në Aplikacion
- Hapni aplikacionin KudoSim në pajisjen tuaj (ose shkarkojeni nga App Store / Play Store nëse nuk e keni).
- Plotësoni fushat e kërkuara (Emri, Mbiemri, Email Adresë, Qyteti, Fjalëkalimi) dhe konfirmoni fjalëkalimin.
- Shtypni butonin “Regjistrohu” për të krijuar llogarinë.
- Nëse keni tashmë një llogari, thjesht Kyçuni (Log In) për të vazhduar.
2. âś… Zgjidhni Pakon Tuaj
- Shfletoni seksionet e Dyqanit në aplikacion:
- Top KUDO: Pakot më të përzgjedhura.
- Lokale: Paketa që mbulojnë shtete të caktuara.
- Rajonale: Paketa që mbulojnë një kontinent ose një rajon më të gjerë.
- Vështroni ofertat ditore – çmimet përditësohen rregullisht për mundësi sa më të mira.
- Klikoni mbi pakon që dëshironi dhe zgjidhni butonin “Blej tani”.
3. 💳 Përfundoni Pagesën & Instaloni eSIM-in
- Zgjidhni mënyrën e pagesës (kredit kartë, GPay, etj.).
- Plotësoni të dhënat tuaja të sakta (email, numër kartës, emër mbiemri mbi kartë, data skadimi, CVC).
- Konfirmoni pagesën duke shtypur “Pay”.
Aktivzimi
- Pas pagesës, në ekran do t’ju shfaqet QR Codi i eSIM-it.
- Mund ta skanoni QR Codin nga një pajisje tjetër ose
- Klikoni “Instalo eSIM-in” direkt nga aplikacioni KudoSim (nëse pajisja juaj e mbështet instalimin e drejtpërdrejtë).
- Aktivizoni eSIM-in duke ndjekur udhëzimet e ekranit:
- Vendosni Network Selection në “Automatic”.
- Aktivizoni “Mobile Data” duke zgjedhur “Kudosim”.
Se si ta aktivizoni në telefoni tuaj kudoesim kliko këtu
Urime!
Tani jeni gati të shijoni internetin më të shpejtë kudo në botë me KudoSim.
Nëse keni pyetje ose nevojë për ndihmë, mos hezitoni të kontaktoni mbështetjen tonë në Live Chat 24/7 – do të jemi të lumtur t’ju ndihmojmë!
KudoSim – Çdo udhëtim fillon me një hap, filloni tuajin me ne!