Këshillë: Ju nevojitet internet për ta konfiguruar eSIM-in.
Ne rekomandojmë ta instaloni eSIM-in para fluturimit dhe më pas ta aktivizoni planin e të dhënave kur të mbërrini në destinacion.
⚠️ Shënim i rëndësishëm: Ju lutemi, instalojeni eSIM-in para se të mbërrini në aeroport, pasi lidhja atje mund të jetë e paqëndrueshme.
1. Blerja e Pakos së Internetit
Për të instaluar eSIM-in, fillimisht duhet të keni një pako të dhënash aktive nga Kudo eSIM. Nëse nuk keni ende një pako, mund ta blini nga App Store dhe pastaj të ndiqni këtë udhëzues.
Nese keni blere pako vazhdoni si me poshtë skanoni QR KODIN që keni pranuar në email ose nga aplikacioni kliko Instalo eSIM
2. Hapat e Instalimit Automatik nga Kudo eSIM App
- Hapni aplikacionin Kudo eSIM.
- Shkoni te seksioni Profili Im pastaj Shfaq Qr Kodin tim në shiritin e menysë dhe klikoni mbi “Instalo eSIM”.
- Sapo të shfaqet dritarja “Activate New eSIM”, klikoni mbi “Allow”.
- Pajisja juaj iPhone do ta instalojë automatikisht eSIM-in.
3. Cilësimet e eSIM-it
Default Line ( PRIMARY )
- Zgjidhni linjën tuaj parësore Primary për thirrje dhe SMS, pasi Kudo eSIM nuk ofron numër telefoni.
- Kjo ju siguron që të vazhdoni të merrni SMS dhe telefonata nga linja juaj primare.
Mobile Data
- Nëse tashmë jeni në destinacion, zgjidhni Kudo eSIM si opsionin e internetit mobil.
- Sigurohuni që “Allow Mobile Data Switching” të jetë OFF (i fikur) që të mos përdorni aksidentalisht internetin nga SIM-i kryesor.
- Nëse ende nuk keni mbërritur në destinacion, zgjidhni Primary Line si burim të internetit, derisa të jeni gati për aktivizimin e Kudo eSIM.
iMessage & FaceTime
- Zgjidhni Kudo eSIM për iMessage dhe FaceTime.
- Mund të shfaqet një mesazh: “Your network provider may charge for SMS messages used to activate iMessage.” Mos u shqetësoni – nuk do të paguani tarifa shtesë.
4. eSIM-i u instalua me sukses!
🎉 Urime! eSIM-i juaj është instaluar. Keni vetëm edhe një hap për të bërë në destinacion që ta aktivizoni internetin.
Ne ju rekomandojmë të shikoni gjithashtu edhe tutorial-in tonë duke klikuar këtu se si ta aktivizoni kur arrini ne destinacion.
5. Keni Pyetje?
Merrni mbështetje instant 24/7 nga asistentet tonë ose lidheni me një nga agjentët tanë ekspertë në Live Chat – do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë! ✨